Efektet e turizmit shtyjne me tej renien e euros

0
1421

Euro ka humbur sërish pikë sot në tregun e brendshëm valutor, për të dytën ditë radhazi. Në rënie kanë qenë dhe valutat e tjera kryesore, si dollari dhe paundi.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 125.76 lekë, 0.07 lekë më pak se një ditë më parë. Ky është niveli më i lartë që nga 14 qershor i, periudhë kur Banka e Shqipërisë filloi të ndërhyjë në tregun e brendshëm duke blerë valutë, me synim që të ndalonte rënien e euros, që kishet dalë jashtë parashikimeve

Ekspertët e tregut valutor pohojnë se rënia e euros është e lidhur tërësisht me efektet sezonale, teksa gjithnjë në fillim të gushtit ka një prurje të lartë valutore, si nga turistët ashtu dhe nga emigrantët që vijnë në Shqipëri për pushime e për të takuar të afërmit.

Aktorët e tregut pohojnë se gjithsesi rënia është e frenuar, për shkak se Banka e Shqipërisë mbetet aktive në treg, për të mos lejuar nënçmim të fortë të monedhave të huaja.Në rënie ditën e sotme ishte dhe dollari, që u këmbye me 107.27 lekë, me një rënie prej 0.45 lekë në krahasim me ditën e mëparshme.Ekspertët e tregut presin që valutat të vijojnë të mbeten të dobëta përgjatë muajit gusht.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here