Presidenti Meta në Shën Mitër Korona: Arbëreshët, kontribut të çmuar në përjetësimin e Gjergj Kastriotit

0
572

Nga fjala e Presidentit të Republikës Ilir Meta në Itali, tek arbëreshët, në Kolegjin e Shën Adrianit në Shën Mitër Korona, në ceremoninë në nderim të figurës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut. I pranishë, edhe Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella.

“Jemi pikërisht këtu në gjurmët e të madhit Jeronim Data, një nga themeluesit kryesorë të Rilindjes shqiptare këtej e andej deti.

Popujt tona i bashkon deti, histori antike dhe moderne, arbëreshët për të cilët jemi krenarë.

Në udhëtimin e përbashkët mijëravjeçar kemi të përbashkët Skëndrbeun, heroin tonë që u bë mbrojtës jo vetëm i popullit tonë, por u bë mbrojtës edhe për krishtërimin dhe civilizimin europian.

Kjo është dokumentuar në marrëdhëniet e tij me Papatin dhe Vendikun.

Gjithë dhimbja për largimin nga vendlija e tyre, arratia nga pushtimi, ndarja nga të afërmit janë shphrehur bukur nga vargjet: O e bukura More!

Largimi ka qënë i dhimbshëm, por për fatin e tyre të mirë, atdheu i tyre i ri i mirëpriti duke u dhënë mundësi të ngrenë komunitetin e tyre, të ruajntë kulturën, besimin, traditat, që edhe sot pas 550 vjetësh, i ruan me nostalgji.

Ruajtja dhe kultivimi i identitet kombëtar të arbëreshë është ën simbiozë unikale me kulturën italiane dhe shfaqet në vargjet:  “E dashur Itali, e bukura Itali, ti më strehove si një motër e dashur,  në gjirin e bukur të të bukurit vend. Jam shqiptar!”

Shumë shqiptarë dhanë jetën për një Itali të bashkuar, një e të pandashme . Poetët arbëreshë edhe Garibaldin e quanin një Skënderbe të tyrin. “Këmishkuqi ynë me fletë…”

Ndërkohë që luftonin për bashkimin e atdheut të tyre të dytë, Italisë, arbëreshët menduan si ta bënin këtë gjë edhe me atdheun e tyre, Shqipërinë. Ata iu bashkuan Jeronim De Radës për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare, ata iu bashkuan patriottëve shqiptarë për pavarësinë e vendit. Ata kanë dhënë kontribut të çmuar për përjeteësimin e figurës së Gjergj Skëndrbeut në shekuj.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here