Wednesday, June 26, 2024
Home Politikë Zgjedhjet vendore, nga janari Asambleja e PS-së do të mblidhet çdo javë

Zgjedhjet vendore, nga janari Asambleja e PS-së do të mblidhet çdo javë

0
574

Kryeministri, Edi Rama, thirri mëngjesin e sotëm Kryesinë e PS-së. Mbledhja e mbajtur në selinë e kësaj partie zgjati përreth 90 minuta.

Burimet kanë bërë me dije se temë e takimit ka qenë përgatitja për zgjedhjet vendore.

“Kryesia është mbledhur për të zbardhur dhe miratuar vendimet e Asamblesë në lidhje me zgjedhjet brenda partisë. Mësohet se krerët e qarqeve do të vazhdojnë ata që kanë qenë. Ndërsa nga janari Asambleja do të mblidhet çdo javë për të diskutuar axhendën politike janar-qershor për zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së të mbajtur një ditë më parë Rama deklaroi largimin nga qeveria të 7 Ministrave, përfshirë ata më të sulmuarit nga opozita si Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj.

Rama tha se largimi vjen si pasojë e adresimit të problemeve të qytetarëve dhe jo të dështimit.

Në kabinet shtohen Elisa Spiropali si Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe po ashtu do të ndryshojë edhe funksioni i PS me një statut të ri pas Kongresit të 30 marsit 2019.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here