Një konflikt politik mes Bashkisë së Lezhës dhe IKMT-së së rrethit me sa duket e ka bërë ‘non grata’ Gjergj Kastriot Skënderbeun në këtë qytet.
Pasi nuk miratoi kërkesën e bashkisë për të vendosur bustin e Skënderbeut pranë memorialit të tij në Lezhë, sot punonjësit e inspektoratit kanë shembur edhe piedestalin ku do të vendosej, i bërë gati.
Punimet për vendosjen e shtatores se heroit tone kombëtare Gjergj Kastriot Skënderbeut u ndërprenë në mes pasi Bashkia e Lezhës nuk kishte leje për vendosjen e kësaj shtatoreje.
Drejtori i IKMT Fran Mataj pretendon se Bashkia e Lezhë ka nisur kërkesën për leje në ditën që kishin nisur punimet ndaj Këshilli Kombëtar i Monumenteve ka vendosur pezullimin e punimeve.
Nga ana tjetër Fran Frrokaj kryebashkiak i Lezhës, përfaqësues i PD e ka cilësuar ndërprerjen e punimeve të padrejtë.
(BalkanWeb)
Konflikti/ Skënderbeu ‘non grata’ në Lezhë, vendimi i fundit