Nesër pritet të mbahen zgjedhjet për kreun e ri të Komunitetit Mysliman Shqiptar, ndërsa ish deputeti i PD, Ervin Salianji thotë se qeveria po ndërhyn njësoj dhe me të njëjtat mënyra sikur të jenë zgjedhje parlamentare. Kujtojmë se janë 6 kandidatë që do të garojnë për kreun e KMSH.
Postimi i plotë i Salianjit:
Shqipëria po vlon nga padrejtësia dhe kauza e zgjedhjeve të lira është kulmimi i saj, por qeveria që e ka ves nuk rri dot pa prishur zgjedhjet kudo të jenë!
Ditën e nesërme Komuniteti Mysliman i Shqipërisë zhvillon zgjedhjet, por qeveria duket qartasi që po ndërhyn, po njësoj dhe me të njëjtat mënyra sikur të jenë zgjedhje parlamentare!
Populli thotë vesi del me shpirtin!