Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njofton se ka nisur një aksion në aksin kombëtar rrugor Milot-Rrëshen. Referuar njoftimit, përgjatë këtij segmenti janë planifikuar të prishen rreth 35 objekte me funksion shërbimi-tregtimi, kryesisht me konstruksione metalike.
“Këto objekte përveçse pa leje, janë edhe burime të rrezikshme për aksidente rrugore. IKMT ka gjetur mirëkuptim edhe nga shumica e poseduesve të këtyre objekteve, që kanë nisur t’i çmontojnë vetë elementët” njofton IKMT.