Friday, December 27, 2024
Home Kronika Video/ “Tsunami” përpin njerëzit në pishinë, dhjetra të plagosur

Video/ “Tsunami” përpin njerëzit në pishinë, dhjetra të plagosur

0
962

 Një akuapark kinez u përfshi nga një “tsunam” duke shkaktuar 44 të plagosur.

Defekti i një makinerie krijoi një dallgë masive artificiale që shkaktoi dhjetra të plagosur mes personave që kishin hyrë në pishinë për tu freskuar.

Videoja që është publikura në rrjetin social kinez Ëeibo tregon një pishinë plot me njerëz  të cilët shikojnë me tmerr dallgën e madhe që i përpin.

Ngjarja u shënua në akuaparkun “Yulong Shuiyun Ëater” në qytetin Longjing, pranë kufirit me Korenë e Veriut.

Autoritetet konfirmuan se janë 44 të plagosur.

Ka nisur një hetim për të zbuluar shkaqet që kishin shkaktuar dallgën e madhe, gjithashtu autoritetet mohuan se aksidenti kishte ndodhur nga një njeri i dehur.

Akuaparku ku ndodhi ngjarja është një ndër më të mëdhenjtë në provincën Jilin në Kinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here