Zbulohet një planet i ri i banueshëm, vetëm 31 vite dritë nga Toka

0
1114

 

Tre planetë të rinj, njëri prej të cilëve potencialisht i banueshëm, është zbuluar nga ‘gjuetari i planeteve’ të Nasa, Sateliti Tess (Transiting Exoplanet Survey Satellite) vetëm 31 vite dritë nga Toka.

Më premtuesi i të tre planetëve, emri i të cilit është GJ-357d, është i madh rreth dyfishi i Tokës dhe nëse është i përbërë nga shkëmbinj, mund të ketë jetë në të.

Shkencëtarët e agjencisë hapësinore amerikane kanë përcaktuar që distanca e GJ-357d nga dielli është i duhuri për të hyrë në zonën e banueshme dhe planeti merr nga ylli i tij të njëjtën energji si Marsi nga Dielli.

Sipas Nasa-s ‘nëse planeti ka një atmosferë të dendur- një gjë që do e zbulojnë studimet e ardhshme- mund të ketë mjaftueshëm ngrohtësi për të ngrohur sipërfaqen dhe për të pasur ujë të lëngshëm’.

Dy planetët e tjera të sistemit diellor të zbuluar, të pagëzuara me emrat GJ-357b e GJ-357c, përkundrazi gjenden shumë pranë diellit të tyre për të qenë të banueshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here