Bardh Spahia: Përgjigje e jashtëzakonshme e shkodranëve ndaj kësaj farse të madhe

0
837

Ka nisur që prej një ore tashmë protesta e demokratëve dhe mbështetësve të PD në Shkodër, kundër formimit të këshillit të ri bashkiak të dalë nga votimet i 30 qershorit.

Ish-deputeti i PD Bardh Spahia ka thënë se kjo se është një përgjigje e jashtëzakonshme e qytetarëve të Shkodrës ndaj farsës.

“Është një përgjigje e jashtëzakonshme e qytetarëve të Shkodrës ndaj kësaj farse të madhe që ka filluar më 30 qershor me ato votime pa të drejtë zgjedhje që iu imponuar qytetarëve”, deklaroi Spahia.

Sa i përket aksionit të mëtejshëm, ish-deputeti theksoi se do jenë qytetarët ata që do e përcaktojnë axhendën.

PS-ja mbledh sot këshillin e ri bashkiak në Shkodër për konstituimin, ndërsa nga ana tjetër kryetarja aktuale e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka deklaruar se do të qëndrojë në punë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here