Një person ka mbetur i plagosur në Bushat të Shkodrës. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për dokumentimin e ngjarjes.
Ende nuk dihen shkaqet, ndërsa i plagosuri po transportohet me urgjencë drejt spitalit rajonal të qytetit. I plagosuri, idetiteti i të cilit nuk bëhet me dije, u gjet nga kalimtarët e rastit në një kanal në zonën e Bushatit. Policia ka ngritur postblloqe në rrugët kryesore dhe po punon për identifikimin e më pas kapjen e autorit.