Thursday, December 26, 2024
Home Politikë “Do t’i zmbrapsim barbarët”! Rama nis ditën me një paralajmërim

“Do t’i zmbrapsim barbarët”! Rama nis ditën me një paralajmërim

0
770

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të fortë për të gjithë ata që po shfrytëzojnë guroret në Malin e Tomorrit. Duke iu uruar Ditën e Pelegrinëve besimtarët bektashinj, kreu i qeverisë paralajmëron se Mali i Mrekullueshëm do t’i zmbrapsë barbarët e pangopur.

Ai publikon një video nga mali, duke shkruar në “Facebook” se ai është kthyer në sheshbetejë mes interesit kombëtar të mbrojtjes nga shfrytëzimi dhe gjykatësve të korruptuar, që iu japin të drejtë shfrytëzuesve për interesa të pista.

“MIRËMËNGJES 😃 dhe këtë Ditë të Pelegrinëve, me këto pamje magjike nga Mali i Tomorrit, që është kthyer në sheshbetejën mes interesit kombëtar të mbrojtjes së tij nga shfrytëzimi i guroreve dhe gjykatësve të korruptuar, të cilët u japin të drejtë shfrytëzuesve për interesa të pista, i bindur që Mali i Mrekullueshëm do t’i zmbrapsë barbarët e pangopur, ju uroj një ditë të mbarë🙏”, shkruan Rama.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here