Një pacient ka humbur jetën pas luftës me sëmundjen e mushkërive, e cila iu shkaktua nga konsumimi i cigareve elektronike.
Ngjarja ka ndodhur në Illinois, ShBA dhe është regjistruar si vdekja e parë e këtij lloji.
Agjensia shëndetësore e shtetit të Illinois zgjodhi të mos tregonte shumë detaje. Ata thanë se pacienti, identiteti i të cilit nuk dihet ishte mes moshës 17 dhe 38 vjeç.
Shpesh herë është paralajmëruar që përdorimi i cigareve elektronike shkakton probleme të mëdha në mushkëri.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thanë që afro 200 njerëz janë sëmurë nga cigaret elektronike në të gjithë vendin.
“Ne jemi të trishtuar që dëgjojmë për vdekjen e parë që lidhet me sëmundjen e rëndë të mushkërive prej pajisjeve cigare elektronike, të njohura si ‘vaping”.
Kjo vdekje tragjike në Illinois forcon rreziqet serioze që lidhen me produktet e cigareve elektronike.
Ato i ekspozojnë përdoruesit ndaj shumë substancave të ndryshme, për dëmet e të cilave ne kemi pak informacione”,tha drejtori i qendrës, Robert Redfield.
Ai shtoi se këto pajisje nuk janë të sigurta për fëmijët, të rinjtë, gratë shtatzëna apo edhe të rriturit që nuk përdorin zakonisht produkte duhani.