Thursday, December 26, 2024
Home Politikë Kajmaku e Pjetri, paralajmëron Basha: Janë dhe dhjetëra të tjerë

Kajmaku e Pjetri, paralajmëron Basha: Janë dhe dhjetëra të tjerë

0
617

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dënuar heshtjen e kryeministrit Edi Rama dhe të Prokurorisë, pas publikimit të dokumenteve nga PD, që faktonin dënimin e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, në Greqi për falsifikim parash.

Duke folur për gazetarët pas takimit me nënkryetaren e CDU/CSU, Basha deklaroi se janë me dhjetëra kryetarë të kandiduar nga Rama, që kanë probleme me drejtësinë.

“Po shqyrtojmë të gjitha rastet, bëhet fjalë me dhjetëra kryetarë të kandiduar nga Rama. Dënoj heshtjen e Ramës, ka 24 orë që PD ka publikuar dokumentet që provojnë se Kajmaku ka shkelur ligjin dhe duhet sot të ishte marrë i pandehur, dënoj dhe heshtjen e Prokurorisë, që si një shtojcë e pushteti të Ramës, hesht prej 24 orësh.

Rama i dinte të vërtetat që sot i dinë të gjithë shqiptarët, se Kajmaku nuk mund të kandidohej. Ai tashmë ka llogari të hapura edhe me drejtësinë shqiptare. Nuk kemi asnjë të dhënë që prokuroria të ketë nisur procedurat për ta marrë të pandehur. Është e qartë se krimi mbështetet nga politika”, tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here