20 qendrat shendetesore te rrethit Shkoder jane te hapura gjate gjithe veres per te mbajtur nen kontroll gjendjen shendetesore te popullates. Drejtorja e shendetit paresor ne Shkoder Lindita Haxhija u ka kujtuar qytetareve se pas ores 15:00, per cdo emergjence qytetaret duhet ti drejtohen numrit 127.
Haxhija ka keshilluar vecanerisht nenat me femije qe ato ti nxjerrin per ajrosje perpara ores 9 ose ne mbremje. Pervec veshjes dhe ushqimit, temperaturat e larta duhet te perballohen me dehidratim, duke iu larguar pijeve energjike por edhe kafeines.Muajt e fundit si shkak i konsumimit te tepert te pijeve energjike ka patur jo pak raste edhe ne mosha te reja te cilet kane perfunduar ne urgjence me simptoma takikardie./TV1-CHANNEL/