Sipas MeteoAlb, territori shqiptar mbetet në kushte të qëndrueshme atmosferike, ku zonat e ulëta dhe bregdetare vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta ndërsa kthjellime dhe vranësira të herëpashershme do të ketë në zonat malore përgjatë kufirit lindor.
Gjatë natës pritet shtim i vranësirave në të gjithë territorin e vendit por mundësia për reshje është thuajse zero.
Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime në mëngjes por një rritje e lehte pritet në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°c deri në 19°c.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor-Juglindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.