Në një javë janë arrestuar, vendosur nën hetim dhe shpallur në kërkim 563 persona, prej të cilëve: 165 të arrestuar, 374 të vendosur nën hetim dhe 24 të shpallur në kërkim.
Po ashtu, ëshët bërë e mundur kapja e 36 personave në kërkim, nga të cilët, 31 në kërkim kombëtar dhe 5 në kërkim ndërkombëtar.
Policia e Shtetit vazhdon punë për të vijuar me operacionet policore dhe bashkëpunimin me qytetarët, partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, me qëllim goditjen e krimit të organizuar dhe krimit në përgjithësi, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë për jetën dhe pronën e qytetarëve.