Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka ‘thumbuar’ sërish kryeministrin Edi Rama.
Këtë herë kë zgjedhur të shpërndajë një status të publikuar më herët, nga ish-deputeti i PS, Andis Harasani i cili shtron pyetjen se çfarë mund të kishte ndodhur nëse super agjentë rusë do të fotografonin inceneratorin e Tiranës?
“Shqiptarët janë me fat! Imagjinoni çfarë katastrofe do të ishte nëse këta super agjentë rusë do të fotografonin inceneratorin e Tiranës?”, shkruan në statusin e tij Harasani.
Për t’u mbështetur më tej nga kreu i Partisë së Lirisë i cili shkruan: “Konstatim i drejtë”.