Policia në gatishmëri për protestën e sotme. Afro 1500 efektivët e policisë që janë angazhuar për të ruajtur rendin dhe sigurinë në protestën e 11 shkurtit të thirrur nga opozita, janë pothuajse të gjithë me maska kundër gazit lotjsjellës.
Në shtyllat e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” janë instaluar kamera.
Gjithashtu mësohet se shtyllat janë lyer me graso me qëllim që të pengojnë ngjitjen e protestuesve për dëmtimin e këtyre kamerave.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë bën të ditur se, duke filluar nga ora 06:00 e ditës së sotme nuk do të lejohet parkimi i automjeteve, në rrugët; Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.
Po ashtu, njoftohet se në këto rrugë do të bllokohet qarkullimi i automjeteve, nga ora 10:00 e deri në përfundim të tubimit. Qytetarëve u bëhet thirrje që të shmangin akset e përmendura më sipër dhe të përdorin rrugë alternative.