Thursday, December 26, 2024
HomePolitikë1 vit luftë Rusi -Ukrainë, BE-ja ka dëbuar 400 spiunë rusë

1 vit luftë Rusi -Ukrainë, BE-ja ka dëbuar 400 spiunë rusë

-

 

Në 1 vjetorin e luftës, Bashkimi Europian ka dëbuar deri më 400 spiunë rusë. “Rusia nuk po heq dorë nga përpjekjet e saj për të spiunuar fqinjët e saj evropianë”, tha Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme, Ylva Johansson.

“Ne do të vazhdojmë të mirëpresim disidentët, gazetarët e pavarur dhe refugjatët që largohen nga regjimi i Putinit, por do të rrisim vigjilencën tonë në kufij. Ata dolën nga dera e përparme, por ne nuk duhet t’i lëmë të hyjnë nga dera e pasme”.

Johansson u kërkoi anëtarëve të miratojnë sa me shpejt rregullat e reja të migracionit në mbarë BE-në dhe për të ndihmuar ukrainasit që dëshironin të ktheheshin në shtëpi.

Më shumë se 8 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës, sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët, dhe gati 5 milionë janë regjistruar për mbrojtje të përkohshme të BE-së ose skema të ngjashme të mbrojtjes kombëtare në Evropë.

 

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts