Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka bërë me dije se në zgjedhjet e 14 majit do të votojnë të gjithë votuesit, ndonëse u ka skaduar karta e identitetit.
“Vendosëm që të shtyjmë afatin e kartave të identitetit që kanë skaduar ose skadojnë më 14 maj. Të gjithë shtetasit do të mund të votojnë dhe nëse mjeti i tyre i identitetit ka skaduar“, ka thënë Çuçi para mediave.