“Me Geraldine McWeeney, përfaqësuesen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, u takuam për të vijuar partneritetin e rëndësishëm në forcimin e sistemit të kujdesit shëndetësor.
Fokusi i OBSH në Shqipëri është
Mbështetja teknike në zhvillimin dhe zbatimin e politikave dhe strategjive shëndetësore.
Përmirësimi i cilësisë së shëndetit.
Forcimi i sistemit të shërbimeve, kujdesit ndaj shëndetit mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve për mirëqenien dhe zhvillimin psikosocial’- shkruan në profilin e saj në facebook, ministrja e re e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.