Thursday, December 26, 2024
HomePolitikëSulmi masiv me raketa në Izrael, MEPJ: Ambasada jonë është në gadishmëri,...

Sulmi masiv me raketa në Izrael, MEPJ: Ambasada jonë është në gadishmëri, deri tani s’ka asnjë shqiptar të lënduar

-

 

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ka reaguar pas sulmit masiv me raketa në Izrael.  Sipas ministrisë, nga të dhënat e deritanishme nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar si pasojë e sulmeve të fundit atje.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është duke ndjekur nga afër situatën e tensionuar në Izrael. Sipas të dhënave deri më tani nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar nga këto sulme. Të gjithë qytetarët shqiptarë në Izrael, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të kontaktojnë për çdo rast me Ambasadën Shqiptare në Izrael në numrin e kontaktit:+972 54-4806601.

Grupi militant i Hamasit lëshoi dhjetëra raketa në Izrael mëngjesin e 7 tetorit, duke nxitur autoritetet që të lëshojnë alarme për sulme ajrore në mbarë vendin, përfshirë në Jerusalem dhe Tel Aviv.

Ushtria e Izraelit tha më 7 tetor se po godiste caqe të Hamasit në Gaza pas një breshërie intensive të sulmeve me raketa në orët e para të mëngjesit, që kishin për shënjestër caqe në jug të Izraelit.

Hamasi publikoi një deklaratë duke thënë se mbi 5.000 raketa janë lëshuar në atë që e ka quajtur “Operacioni Përmbytja Al-Aksa”.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts