“I lumtur që, në ditën e parë të vizitës në Kanada, i shtrëngova dorën plot shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë prej vitesh në Otava. Jam shumë krenar për komunitetin tonë këtu, të cilët bashkë me Ambasadorin Ermal Muça janë një super skuadër që promovon vlerat, artin dhe kulturën shqiptare.
Takimi me kryetarin e Bashkisë së Otavës, Mark Sutcliffe, ishte po ashtu një kënaqësi e veçantë, sepse biseduam se si mund të bashkëpunojmë dhe forcojmë më shumë lidhjet mes dy kryeqyteteve”, shkruan kryebashkiaku Veliaj nga Otava, ku ndodhet për një vizitë zyrtare.