Forca Detare shqiptare dhe anija “Butrinti” vijojnë kontributin e tyre në Egje, në sigurimin e ujërave territorialë të Aleancës.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ndau sot momente nga operacioni i zhvilluar nga ekuipazhi shqiptar, që zbuloi një tjetër gomone me 34 emigrantë.
“Pjesë e misionit të NATO-s, Sea Guardian, ekuipazhi shqiptar konstatoi sërish një gomone me 34 emigrantë, mes të cilëve 10 gra dhe 1 fëmijë, nga Jemeni, Sudani dhe Siria”, informoi Peleshi.
Ministri theksoi se gomonia dhe njerëzit në bord iu dorëzuan Rojeve Bregdetare turke dhe greke.