Kongresi i Partisë Socialiste, i cili ishte planifikuar të mbahej më 4 nëntor është shtyrë për në dhjetor.
Lajmi është mësuar në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar që është drejtuar nga vetë kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverisë ka bërë me dije se fokusi në këtë kohë do të jetë për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.
Sa i përket opozitës, ai u shpreh se reagimi lidhur me aksionin e tyre do të jetë në varësi të qëndrimeve.