Friday, December 27, 2024
Home Politikë Deklarata e fortë e Metës: Edhe me tanke të vijnë në Presidencë...

Deklarata e fortë e Metës: Edhe me tanke të vijnë në Presidencë jam i përgatitur!

0
750

Presidenti Ilir Meta bëri një deklaratë të fortë, duke deklaruar se në “luftën” me qeverinë është përgatitur për çdo skenar të mundshëm.

Kreu i Shtetit u shpreh se është i gatshëm t’i japë përgjigje shembullore dhe paralajmëroi se askush nuk mund ta shkarkojë pa mbaruar mandatin.

“Jam përgatitur për të gjithë skenarët. Edhe me tanke po të vijnë ne Presidencë do marrin përgjigjen më shembullore. Para se te më shkarkojnë ata do i shkarkoj unë me popullin shqiptar. Po e bëj të qartë, jam gati për çdo skenar. Ata le të vazhdojnë, unë do t’u jap përgjigje shembullore”.

Meta tha se ai do të mbrojë Kushtetutën deri në fund.

“Përpara se të më shkarkojnë, i shkarkoj unë ata. Unë do të mbroj Kushtetutën e Shqipërisë deri në fund me bindjet e qarta që kam. Ata janë të shkarkuar. Kanë frikë nga zgjedhjet. Bëjnë ligje mbi ligje se kanë frikë. Ata kanë frikë popullin dhe median. Bënë ligje për t’ju hequr fjalë ju”.

Deklaratat Meta e bëri në emisionin “Open” në Top Channel.

/Ora News.tv/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here