Kryeministri Edi Rama prezantoi planin me 7 pika të qeverisë për adresimin e nevojave për financim të atyre që janë prekur drejtëpërdrejtë në ekonominë e tyre të përmuajshme për shkak të paralizimit të jetës nga masat drastike kundër koronavirusit.
1-25 milion dollarë për luftën në vijën e zjarrit në dispozicion për Ministrinë e Shëndetësisë për pajisjen me materiale mjekësore apo mbështetjen të të gjithë personelit të angazhuar mjekësor.
2-100 milion dollarë për kompanitë që kanë vështirësi objektive për të paguar pagat e punonjësve të tyre.