Me ekspoziten e punimeve ne grafike te piktores shqiptare nga Kerçova- Maqedoni, Shqipe Mehmeti, galeria e arteve “ODA” ka hapur sezonin e ri.
Mbi 20 punimet e ekspozura, terhoqen dukshem interesimin e artedashesve shkodrane. Piktorja Mehmeti thote se arti i saj ne grafike eshte fokusuar kryesisht tek problematika e shoqeron femren jo vetem ne trevat shqiptare, por ne Ballkan e me gjere. Ne nje fare menyre, me punimet e saj ajo shprehe revolten ndaj paragjykimeve qe vazhdojne ta shoqerojne femren:
Mehmeti thekson se ndihet e privilegjuar per hapjen e kesaj ekspozite ne Shkoder, qytet qe njihet mjaft mire ne trevat shqiptare ne Maqedoni:
Shqipe Mehmeti ka hapur mbi 30 ekspozita personale ne qytete te ndryshme te Ballkanit, ne Europe dhe deri ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ajo eshte vlerësuar edhe me disa çmime, per mjeshtrine artistike dhe tematikat qe ka trajtuar.