Specialistja e zonave të mbrojtura Age Martini në “Start”: Parku kombëtar i Thethit më i preferuari nga turistët…

0
892

Specialistja e zonave te mbrojtura ne Shkoder, Age Martini ishte e ftuar kete mengjes ne studion e emisionit “Start” ne Tv1 Channel per te folur per sezonin e turistik ne zonat e mbrojtura.

Martini: Nese flasim per vitet 2019, 2020, 2021 sa i perket turizmit ne te gjithe Shqiperine, por veçanerisht ne pjesen e Shkodres ishin tre vite shume te ndryshme prej njera – tjetres. 2019 ishte kulmi turistik, 2020 ishte vit pandemik, ndersa vera e ketij viti ishte diçka e ndermjetme. Fatmiresisht ishte nje sezon shume i suksesshem turistik ne zonat e mbrojtura. Nder me te preferuarat mbetet parku kombetar i Thethit. Eshte krenaria jone e zonave te mbrojtura, por qe normalisht edhe liqeni i Shkodres edhe Velipoja.

Tani Thethi eshte lehtesisht i aksesueshem, por kjo ka edhe anen tjeter te medaljes. Mbetet per tu pare se çfare çasje do te kete tek vizitoret. Me shtrimin e rruges, jane shtuar hotelet, bujtinat.

Pjesa e mbetjeve eshte pjesa me delikate qe kemi ne zonen e turizmit. Shpresojme qe me turizmin dhe me rrugen qe eshte shtruar, turizmit te shtrihet edhe ne pjesen e Shales duke u gershetuar dy zona bashke. Kjo do te shihet tek vitet qe vijne.

Sa i perket sezonit te dimrit eshte shume problem. Vitet e kaluara kemi patur shume probleme me bllokimin e rruges nga debora, do te shohim kete vit me pjesen e shtrimit te rruges se si do te jete. Por nese eshte nje mjet borepastruese gjate gjithe kohes aty, mendoj qe mundesite per te mos u bllokuar jane te medha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here