Kapet me 70 doza kokainë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

0
817

Një 26 vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia italiane pasi u kap me shtatëdhjetë doza kokainë.

26-vjeçari u vu në pranga gjatë një operacioni të zhvilluar në fundjavë, në rrugën Santa Filomena, me qëllim luftimin e shpërndarjes së drogës.

Atij iu gjetën shtatëdhjetë doza kokainë, të cilat i kishte gati për shitje, si edhe qindra euro.

Droga dhe paratë iu sekuestruan, ndërsa i riu u arrestua nga autoritetet, shkruajnë mediat e huaja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here