Studentët Demokratë Europianë apel Bashës: Ndërprit menjëherë thirrjen për zgjedhjet në FRPD

0
490

 

Pas zhvillimeve të fundit dhe reagimit të FRPD kundër urdhrit të Bashës për riorganizimin e strukturave, Studentët Demokratë Europianë kanë reaguar me urgjencë kundër këtij akti.

Në postimin e tyre në Facebook, organizata e studentëve demokratë evropian e cilëson të pabazuar thirrjen e kreut të PD, Lulzim Basha për zgjedhjet në FRPD, ndërsa i bëjnë thirrje të ndërpresë menjëherë thirrjen e tij.

‘Sigurimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në FRPD, është jetik për të ardhmen e partneritetit tonë’, shkruhet në reagimin e tyre.

Postimi i plotë:

Jemi thellësisht të shqetësuar nga lajmet që vijnë nga Shqipëria.

I bëjmë thirrje Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që të ndërpresë menjëherë thirrjen e tij të pabazuar në lidhje me zgjedhjet në organizatën tonë anëtare, FRPD Albania.

FRPD është një organizatë e pavarur me statut dhe është jetike për ne si organizatë që të kemi partnerë të cilët lejohen të jenë të lirë dhe të vendosin vetë proceset e tyre.

Sigurimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në FRPD, është jetik për të ardhmen e partneritetit tonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here