Është zhvilluar në bulvardin “Dëshmorët e Kombit” ceremonia për nder të Luiza Gegës, e cila u shpall kampione e Europës në atletikë në garën 3000 m me pengesa në Gjermani. Luiza Gega është pritur nga qindra qytetarë me flamuj kombëtarë të cilët kanë përshëndetur kampionen.
Në një komunikim të shkurtër sportistja u shpreh se ndjehet shumë e emocionuar.
“Jam shumë e emocionuar”, ka thënë ajo.
Qytetarët e presin me duartrokitje dhe brohoritje.