Mësohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin shkollor 2022-2023.
Ministrja Kushi njofton se provimi i parë, ai i Gjuhës Shqipe do të zhvillohet me 1 Qershor.
Me 7 qershor provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, me 13 qershor i Matematikës për tu mbyllur në 19 qershor, Lënda me zgjedhje.
Ndërkohë në datën 31 dhjetor do të publikohet fondi i pyetjeve për provimin e informatizuar për të gjithë ata që duan të studiojnë në programin “Mjekësi e Përgjithshme”, provim i cili do të zhvillohet në muajin gusht.