Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me drejtuesit vendorë dhe përfaqësues të bashkive të qarkut të Vlorës. Gjatë fjalës së tij, kreu i Qeverisë paralajmëroi shkarkimin e prefektëve në 12 qarqet e vendit.
Rama tha se do të ketë ndryshime edhe në këtë drejtim, në mënyrë që edhe këto institucione të pushtetit vendor të jenë më funksionale.
“Shumë shpejt do bëjmë publikë emrat e prefektëve që do shkarkohen dhe atyre që do vijnë në këtë detyrë. Do kemi një skuadër të re Prefektësh që do mbulojnë territorin e tyre në bashkëveprim me Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Brendshme. Një skuadër që të punojë fort se i kemi parë Prefektët në TV vetëm kur ka patur përmbytje”, tha kryeministri Rama.