Tirana-Vllaznia, mbyllet pjesa e pare me rezultatin 0-0

0
1086

Është duke u luajtur ndeshja e parë për turin e dytë në Kupën e Shqipërisë për Grupin A e njohur ndryshe si ‘klasikja’ mes Tiranës dhe Vllaznisë. Një ndeshje që ngacmon shumë të dy krahët pasi nuk mund të harrohet kurrsesi ajo përballje në fundin e kampionatit të shkuar ku Tirana ra nga kategoria dhe Vllaznia shpëtoi vetëm falë barazimit 0-0.

 

 

Bardheblutë kanë shansin të hakmerren për atë ‘klasike’ të hidhur që nxiu historinë e tyre, duke rënë për herë të parë nga Superliga, ndërsa Vllaznia do përpiqet të tregojë se nuk ishte rastësi ajo finale e hidhur mbijetese, e 27 majit 2017.

MINUTE PAS MINUTE

42′ Hoxhallari provon me një gjuajtje me të majtën në ecje e sipër, por topi përfundon mbi traun e Sherrit.

34′ Goditje këndi për Vllazninë, kroson kapiteni Gilman Lika, topi kalon gjithë pasqyrën e portës, por nuk arrin të devijohet nga futbollistët shkodranë.

15′ Doka shpërthen në krahun e djathtë dhe harkon një top në qendër të zonës së Vllaznisë. Del portieri i Vllaznisë duke kontrolluar topin pasi asnjë nga sulmuesit e Tiranës nuk ndjek aksionin.

12′ Një tjetër mundësi e mirë për kryeqytetasit, Bedri Greca gjuan bukur në krahun e djathtë, por portieri Sheri, ka treguar reflekset duke mos lejuar topin t’i drejtohet rrjetës.

3′ Tirana gjen rrugën e rrjetës me Sentamun, por gjyqtarin Alla kemi të bëjmë me një gol të parregullt, pasi sipas tij, lojtari bardheblu shkaktoi faull.

2′ Tirana jep sinjalin e parë të rrezikshë me Sentamu, por gjuajtja e sulmuesit ishte e gabuar.

1′ Ka nisur takimi.

Tirana – Vllaznia 0-0

Tirana: Lika, Hoxhallari, Uellison, Turtulli, Doka, Maveje, Daja, Karabeci, Sentamu, Celhaka, Greca.
Trajner: Ze Maria

Vllaznia: Sherri, Gurishta, Marku, Orelesi, Gocaj, Bardulla, Kalaja, Lika, Vucaj, Krymi, Ribaj.
Trajner: Ernest Gjoka

Gjyqtar: Laver Alla

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here