Libra falas ,duhen 5 milionë euro në vit për tekstet nga klasa I-IV. PS,PD,LSI se bashku per ti ndihmuar femijet

0
1210

Pesë mln euro është buxheti vjetor që i duhet qeverisë të siguroj tekste falas për nxënësit nga klasa 1deri në të 4-t. Ministria e Arsimit po rishikon ligjin e arsimit parauniversitar për të bërë disa ndryshimeve, një prej të cilave është edhe ajo e teskteve falas për fëmijët. Në fakt ky është një propozim i Partisë Demokratike, që sipas Znj Vokshi duhet të përfshijë të gjithë arsimin parauniversitare dhe jo vetëm 4 klasa.  DemokratëT mendojnë se në këtë mënyrë do të ndihmonin 180.000 familje të cilët jetojnë me 3 dollarë në ditë.

Albana Vokshi: “Llogarisim 1800 mijë familje. Secila familje shqiptare ka dy- tre fëmijë. Mendoni se 500 mijë fëmijë mund të sigurojnë libra dhe tekste shkollore.

Për LSI, botimet shkollore për të gjithë arsimin e detyruar nga klasa 1-9 është çështje morali.

Prof.Rrokaj tha se qeveria e ka detyrë të plotësojnë detyrimet për arsimin e fëmijëve.

Shezair RrokajNe duhet të dalim kryelartë si grup, pa dallim PS, PD, LSI. Ata janë fëmijët tanë dhe kjo është çështje morali shtetëror, dhe detyrimi shetëror. O do të jemi me ligjin ose ne të themi do bëjmë sikur.  Nuk kam marrë mandat të bëj sikur.

LSI kërkoi gjithashtu nga ministria e Arsimit një raportim të plotë për gjendjen e shkollave pas përmbytjen si dhe diskutime me shtëpitë botuese për të siguruar librat falas për nxënësit që kanë humbur tashmë tekstet dhe bazën materiale të shkollës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here