Rihapet dosja “CEZ”, Balla: Prokuroria nuk shqyrtoi të gjitha faktet

0
804

Gjykata e Tiranës vendosi të rihapë për hetim çështjen “CEZ” .Ky vendim erdhi pas dorëzimit të një raporti nga komisioni hetimor që u ngrit për privatizimin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Kreu i grupit parlamentar në PARTINË Socialiste e cilësoi këtë vendim një fitore të drejtësisë.

BallaGjykata e Shkallës së Parë e Rrethit Gjyqësor Tiranë hodhi poshtë kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për të mbyllur hetimet e nisura në bazë të një kallëzimi të bërë nga Kuvendi i Shqipërisë përmes raportit përfundimtar të një Komisioni Hetimor.

Balla ripërsëriti faktin se prokuroria nuk ka shqyrtuar të gjitha faktet dhe nuk ka dëgjuar dëshmitarët. Sipas tij, gjykata vendosi të detyrojë prokurorinë për të marrë në pyetje ish kryeministrin Berisha dhe djalin e tij.

BallaProkuroria të thërrasë njëherë e më parë për të dëshmuar shtetasin Nue Nuk Kalaj, shtetasin Shkëlzen Sali Berisha dhe shtetasin Hamza Merxhani si personat që kanë dijeni lidhur me transaksionet e dyshimta financiare me një vlerë prej 7 milionë eurosh, të cilat janë kryer në 12 qershor 2009.

Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës Prokuroria duhet  të thërrasë për të dëshmuar 12 zyrtarë të lartë mes tyre dhe Ish-ministrin e energjisë Genc Ruli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here