Wednesday, November 27, 2024
HomeAktualitetNe prag te lumturimit te 38 Martireve

Ne prag te lumturimit te 38 Martireve

-

Po bëhen përgatitjet e fundit për meshën e shenjtë të 5 Nëntorit, kur nga Shkodra do të shpallen të lumë 38 martirët e fesë.

Katedralja e këtij qyteti ka nisur të transformohet si në mjediset e brendshme, ashtu edhe të jashtme të saj, duke u përgatitur për këtë moment të shënuar ku parashikohet të marrin pjesë rreth 10 mijë besimtarë.

Nuk jep emra, por famullitari i Shkodres konfirmon se krahas 300 meshtarëve nga trojet shqiptare dhe 5 kardinaleve nga Italia mes të cilëve kremtuesi i meshes eminenca e tij Angelo Amato, do të jenë edhe autoritete të larta të shtetit.

Besimtarët e parë si dhe meshtarët nga Italia e Bullgaria kanë nisur të vijnë dhe ata rrefejne emocionet e këtij kremtimi.

Shpallja të lumë e martirëve të fesë vjen në një periudhë kur kisha katolike shqiptare dhe vendi ynë ka përjetuar ngjarje të mëdha, si lumturimin e Nene Terezes, apo emerimin e kardinalit Troshani nga papa Françesku. Mesha e së shtunës do të kremtohet në orën 10.00 në katedralen e “Shën shtejfnit”.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts