“Do të dëshiroja të shihja negociatat e hapura. Shqiptarët i kanë merituar prej kohësh dhe ajo është një prioritet strategjik, është çeshtje egzistence, prioriteti, e zhvillimi të gjitheanshëm. Shihni si i kanë mbajtur shqiptarët me shekuj, në injorancë, të përqare, ekonomikisht të dobët. Kjo ka qënë e bazuar në platforme antishqiptare. Prandaj integrimi është çelesi i suksesit, që nxjerr vendin nga izolimi dhe varfëria.
Çeshtjet e integrimit janë edhe standarte. Askush nuk duhet të mendojë qe procesi fondamental, qe eshte edhe proces politik ta konsiderojë si një kartë politike për interesa personale, duke dhunuar – grabitur apo stopuar tjetrin, sepse proçesi vete si pranon këto standarte. Është si makina elektronike që ka një formulë egzakte, që nëse i hedh të dhëna të gabuara, ajo ngec. I ftoj të gjithë të japin maksimumin e tyre qe procesi i integrimit, perfshire edhe hapjen e negociatave te ece ne shpejtesin ee vet, te jete e larguar nga interesat personale.
Situata politike eshte shume shqetesuese. Ka nje konfliktualitet te shtuar. Zgjedhjet e fundit parlamentare minuan proçesin e demokracise. Kane dale prova konkrete te vjedhjes e blerjes se zgjedhjeve nga grupe kriminale. Ne vend te orientimit te vendit drejt nje proçesi normal, e kane cuar disa hapa pas besimin tek sistemi, e kane shkaterruar ate. I kane dhene prioritet atyre qe do te duhej te ishin nen goditjen e drejtesise. Pra kjo situate politike eshte e pafavorshme dhe nuk arrij te kuptoj cili eshte interesi i qeverise, qe e fryn me shume kete perplasje, apo mos bashkepunim.
Çeshtja e besimit eshte fondamentale. Nese ai besim tronditet apo çahet, produkti do te jete i pamundur. Per fat te keq kam konstatuar kete tronditje dhe ka mjaft arsye perse ky besim ka nisur te tronditet. Kemi pare te depertojne njerez te prekur nga drejtesia, apo qe nuk kane njohurite e duhura te operojne ne keto institucione. E kam thene edhe kur isha president, tendencen per ta kapur ref. ne drejtesi. Ne 2014 kam organizuar nje konference nderkombetare ate kohe per reformimin e sistemit te drejtesise, por kjo iniciative me nje qendrim te pakuptueshem, kjo iniciative u bllokua dhe u kalua si inciative e mazhorances. Une e kam pershendetur sepse duhet te kishte nje proces. Pak rendesi kishte nese do te ishte presidenti ne drejtim.
Qenia e presidentit do ti jepte nje rol me kontrollues dhe te pavarur. Kapja nga mazhoranca vetem e ngarkonte politikisht dhe fatkeqesisht ashtu ndodhi. Sot keto individe nuk kane besueshmeri, druaj do te kemi nje demtim me te madh te sistemit, pasi keto njerez lidhjen e krijojne me te korruptuarit. E shohin procesin si Pazar favoresh, e jo si nje operacion te shendetshem. Do te uroja qe edhe ne kete faze, njerezit qe jane vendimarres, qe kane influenca, te veprojne ne menyre me te qete, e ti perkushtohen rezultatit te prespektives.
Keshilla publike presidentit nuk mendoj se eshte normale ti jap. Cdo rast qe mund te kem kontakt me te, do ti jap mendimin tim. Per mua ka nje standart, qe presidenti qe hyn ne ate zyre, duhet degjuar, mos te kufizohet ne veprimtarine e tij kushtetuese e ligjore.
I kam dhene mbeshtetje, pasi eshte pertej dimensionit politik te opozites. Shqiptaret kane mundesi qe mos dakortesine me realitetin ta demostrojne edhe ne forme publike. Ndaj besoj qe jo vetem eshte shprehje e liri demokratike, por edhe nje mekanizem per te sjelle ndryshimet e kerkuara. Kjo situate nuk eshte optimale.