S’u lejuan t’i jepnin lamtumirën në ceremoninë mortore prandaj familjarët dhe të afërmit e Aldisonit vendosën të udhëtojnë drejt Tiranës për të vendosur lule në vendin ku u vra.
” Ariela, shpirti jot u preftë në paqe. Ngushëllimet më të thella dhe keqardhje u shprehim familjarëve të tu” shkruhet në një prej kurorave që ata kanë vendosur pranë Fakultetit të Mjekësisë.
Ariela Murati u vra nga Aldison Belulaj të dielën e 21 janarit në Tiranë ndërsa ky i fundit ndodhet në gjëndje të rëndë në spital.