Ndasitë politike duhet të lihen pas dhe pushteti qëndror e ai vendor të bashkëpunojnë për të mirën e vendit. Ky është mesazhi që lëshon drejtori i projektit të USAID Kevin McLaughlin gjatë tryezës rajonale të organizuar në “Grand Hotel Europa” me krerët e bashkive të veriut mbi “Projektligjin per financat e qeverisjes vendore”. Në fjalën e tij, ai vlerësoi përparimet që Shqipëria ka bërë 2 vitet e fundit në hedhjen e bazave për decentralizimin, por kërkoi që në këtë pikë të bëhet më shumë.
2 vitet e fundit Shqipëria ka bërë përparime të dukshme në hedhjen e bazave për decentralizimin. Gjithsesi dimensioni fiskal i decentralizimit është ende i dobët. Decentralizimi fiskal përfshin kalimin e përgjegjesive në nivel vendor. Transferimi i këtyre përgjegjesive duhet të ketë kalim edhe të burime apo kompetencave. Kjo është sfida kryesore e këtij proçesi. Them se ministria e financave ka hartuar nje projektligj të denjë, që shpresojmë se trajton shqetësimet tuaja. Ai rregullon kompetencat e njesive qeverisjes vendore, si dhe bashkitë me përformancë të mirë ekonomike mund të marrin hua. Gjithashtu rregullohen marëdheniet mes pushteteve. E dijme se disa nga rekomandimet tona nuk janë marrë parasysh nga ministria, por vlerësojmë punën e saj dhe kuptojmë sfidat që ka qeveria për uljen e borxhit publik apo rregullimin e financave. Ligji do të përcaktojë burimet tuaja të të ardhurave, është me rëndësi që të jepen rekomandimet e duhura nga bashkitë. Ka rendesi që kryetaret e bashkive janë këtu. Progresi i vërtetë për njësitë e qeverisjes vendore, do të arrihet vetëm kur ndasitë politike të lihen menjëanë dhe të evidentohen pikat e përbashkëta. Duhet dialog i hapur mes dy pushteteve, atij qëndror dhe atij lokal.
Situata kur flitet për krerët e bashkive lexohet ndryshe, pasi ka nga ata që vlerësojnë arritjet, e të tjerë kërkojnë më shumë nga qeveria.
Ministria e financave si hartuese e këtij projektligji është e gatshme të pranojë sugjerimet, apo kritikat e bashkive.
Në projektligjin e ri është saktësuar se ministritë do të kenë të drejtën të mikqyrin veprimtarinë e njësive vendore. Po ashtu përcaktohet se urdhrat që do të jepen nga ministritë do të kalojnë përmes verikimeve nga prefekti. Përsa i përket ligjeve që qeveria do të vendosë të ndryshojë, në momentin që cenohet pushteti vendor, do të realizohen konsulta si dhe do të paraqiten vërejtje prej vetë bashkive.