Pas deklaratës së Prokurorisë së Përgjithshme se procedurat për ekstradimin në Itali të Nazer Setiti, i cilësuar si financieri i grupit kriminal të drogës ‘Habilajve’ kanë qenë të paligjshme, ka reaguar ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.
Kjo e fundit përmes një mesazhi në faqen e saj të ‘Facebook’-ut theksoi se ekstradimi u krye në zbatim të vendimeve të gjykatave shqiptare dhe kërkesës për ekstradim nga Ministria e Drejtësisë italiane.
MESAZHI I GJONAJT
Nezar Seitaj u ekstradua ne Itali, ne zbatim te vendimeve te gjykatave shqiptare dhe kerkeses per ekstradim nga Ministria e Drejtesise italiane, konform ligjeve dhe akteve nderkombetare.
Ai sot eshte ne duart e prokurorise italiane. Por opozita vijon te konsumoje perdite energji per nje alarm fals, duke e trajtuar rastin sikur i pandehuri u arratis apo u la i lire dhe jo qe iu dorezua pikerisht drejtesise italiane.
Organet e akuzes shqiptare nuk i pengon asgje, perkundrazi kane te gjitha mjetet ligjore te parashikuara per te bashkepunuar me ato italiane me qellim per te marre dhe per te perfituar cdo informacion qe do t’ju nevojitet per efekt hetimi.
Cdo veprim ndryshe nga ekstradimi do te perkthehej dhe nga shteti italian si mungese vullneti per te bashkepunuar ne luften kunder krimit te organizuar.
Jam e bindur se nese nuk do te ishte ekstraduar, kjo opozite kaq haptaz e trembur prej reformes ne drejtesi, do te thoshte “nuk i’a dorezuan antimafias italiane, po e mbajne ketu per ta mbrojtur me duart e kapura te drejtesise”…
Keshtu qe ne pamundesine per te gjetur se cila do te ishte zgjidhja me e mire per nje opozite qe tenton te manipuloje edhe atehere kur nuk ka, ne thjesht na mbetet te shpjegojme me durim permes fjaleve dhe tregojme me kembengulje permes veprave, se ligjshmeria eshte busulla e vetme qe orienton vendimmarrjen tone.