‘Libra falas për fëmijët në nevojë’, PS rrëzon pr/ligjin e Vokshit

0
618

Komisioni parlamentar për Edukimin ka rrëzuar një projektligj të depozituar nga kryetarja demokrate e këtij komisioni, Albana Vokshi.

Ajo kërkonte që përmes këtij ndryshimi ligjor fëmijët në nevojë të marrin librat dhe materialet mësimore falas nga shteti, por përfaqësues të ministrisë dhe deputetë socialistë kundërshtuan me argumentin se kjo nismë ka efekte në buxhet dhe nuk janë parashikuar në shpenzimet e ministrisë për vitin 2018.

Pas debatesh me 9 vota të socialistëve dhe me 7 të PD-së dhe LSI-së nisma e Albana Vokshit u rrëzua qysh në votimin në parim. Kryetarja e komisionit e quajti votimin e mazhorancës zhgënjyes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here