Ja si u nxor nga pusi 24-vjeçari që u arratis nga policia

0
1009

Ka zgjatur vetëm dy orë arratisja e Saimir Ahmetit nga Gjykata e Apelit në Gjirokastër. Ai ishte ndaluar pasi kishte qëlluar me pëllëmbë bashkëjetuesen e tij me të cilën jetonte prej 8 muajsh pa ceremoni zyrtare.

 

 

Gazetarja Brikena Metaj ka siguruar për “BalkanWeb” foto nga momentet e para pasi 24-vjeçari Ahmeti nxirret nga një pus në zonën e sipërme të Pazarit të Gjirokastrës ku ishte fshehur për të mos u kapur nga policia.

Ai shihet i shtrirë në një barelë, me duar e këmbë të mbledhura dhe i mbuluar me baltë. Me sa duket Ahmeti mund të ketë marrë ndonjë dëmtim të lehtë në trup gjatë futjes në pus.
Saimir Ahmeti banor i fshatit Vanë në bashkinë e Delvinës ishte arrestuar nga policia e Delvinës për përndjekjen e vazhdueshme dhe kërcënimin e bashkëjetueses së tij, shtetases Bleona Habibi, 18 vjeç, edhe kjo banore e fshatit Vanë. Mësohet se familja e vajzës nuk ka qenë dakord me lidhjen, ndonëse kjo e fundit prej 8 muajsh jetonte në shtëpinë e Saimirit.

Babai i Saimir Ahmeti 24-vjeç, ka thënë se djali i tij është i pafajshëm dhe është arratisur nga frika. Në një prononcim për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’, babai i të riut, Thoma Ahmeti u shpreh se djalin e akuzon ish-vjehrra pasi nuk dëshiron të lidhet me vajzën e saj.

Ndërkohë psikologu është shprehur se, 24-vjecari është denoncuar se qëlloi me pëllëmbë të dashurën dhe i druhet frikës se ai mund të vrasë edhe veten si pasojë e shokut.

Arratisja nga Gjykata
Rreth orës 11:50 i ndaluari Saimir Ahmeti, 24 vjeç, banues në fshatin Vanë, Delvinë, ka mundur të largohet nga ambientet e Gjykatës së Apelit Gjirokastër, ku ishte i shoqëruar nga shërbimet e Policisë së Burgut Sarandë. Shërbimet e Policisë së Burgjeve nuk kishin kërkuar masa mbështetëse nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër për siguri shtesë, gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore. Shërbimet e Policisë së Shtetit në Gjirokastër sa morën njoftim janë angazhuar maksimalisht për kapjen e shtetasit Ahmeti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here