Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka prezantuar mikun dhe rrobaqepësin e tij personal Altin Mici. Përmes një statusi në Facebook, Meta ka publikuar një foto me stilistin e njohur të cilin nuk nguron ta quajë duarartë.
“Të dashur miq, kënaqësi të ndaja disa momente me mikun dhe rrobaqepësin tim duarartë Altin Mici”- shkruan presidenti Meta.
Stilisti Altin Mici është një emër i njohur, pasi përveç presidentit të republikës veshjet e tij preferohen edhe nga personazhe të njohur, mes të cilëve edhe futbollistët e kombëtares.