Farmacite ne baze te pikave te kontrates qe kane me fondin e sigurimit te detyrueshem shendetesor, nuk jane te detyruar qe te qendrojne 24 ore ne turn. Kjo behet e ditur nga drejtori i fsdksh Markens Shllaku.
Shllaku tha se prioritet ne punen e tij do te jete rregullimi i maredhenies pacient-mjek familje, dhe kete e ka nisur me takimet ne tryeze qe po zhvillon.
Shllaku ka vetem 1 jave qe ka marre pozicionin e drejtorit te fsdksh, por sipas tij ka qene kohe e mjaftueshme per tu njohur me problemet kryesore qe ka sistemi shendetesor ne Shkoder.