Gramoz Ruçi tregon për herë të parë deputetët e preferuar, mes tyre edhe ai i qarkut të Shkodrës…

0
1210

 

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka deklaruar për herë të parë emrat e deputetëve diskutantë në parlament, dhe sipas asaj që deklaron, të gjithë i përkasin opozitës, dhe askush mazhorancës.

Në debatin me dyer të mbyllura në Këshillin e rregullores dhe Imunitetes, që është zbardhur nga faqa zyrtare e Parlamentit, ku flitej për një konsensus për rregulloren e re të kuvendit, Ruçi ka dhënë preferencat e veta.

“Mbaj mend që kam vlerësuar katër emra deputetësh për diskutimet e tyre gjatë pesë muajve të parë: të parin, deputetin Spahia, më të riun, i cili foli dhe zhvilloi opozicionin e tij Brenda përmbajtjes së ligjit dhe e bëri shumë mirë; të dytin Flor Mimën, të tretin Nasip Naçon që e kemi këtu dhe të katërtin Shezai Rrokajn. Qartë? Nuk kam thënë për asnjë deputet të maxhorancës. Kur e them këtë për përmbajtjen e diskutimeve, nuk e kam thjesht për opozitën, por e kam parasysh për të gjithë deputetët” citohet Ruçi për diskutimin te Keshilli i Mandateve dhe Imuniteteve.

Debati dhe diskutimet në kuvend shpesh dalin nga konteksti i asaj që duhet të diskutohet në sallat e seancave plenare dhe ky është një shqetësim që po diskutohet për ndryshimet në rregulloren e kuvendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here