Një operacion antidrogë është ndërmarrë nga policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe partnerët ndërkombëtarë.
Flitet për 19 persona të arrestuar, 15 prej tyre në Shqipëri dhe 4 jashtë vendit.
Informacionet e para tregojnë se hetimet kanë nisur një muaj më parë pas arrestimit të Met Kananit në Turqi. Hetimi avancoi ditët e fundit kur u firmosen edhe urdhrat e arrestit për të arrestuarit.
Arrestimet janë ekzekutuar në Tiranë, Gjirokastër dhe qytete të tjera të vendit. Grupi mblidhte sasi droge në Shqipëri dhe e trafikonte drejt Turqisë
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit pritet të dalë në një konferencë për shtyp në orën 11:30.