Zgjerohet RENEA, gjermanët do të drejtojnë një njësi të re

0
805

Reparti RENEA tashmë do të zgjerohet. Ky është vendimi i marrë nga Ministria e Brendshme pas një marrveshje të lidhur me policinë Gjermane.

Brenda repartit RENEA prej rreth 120 efektivësh do të ndërtohet edhe një njësi tjetër e veçantë e drejtuar prej oficerëve gjermanë të cilët do të japin eksperiencën e tyre si në teknologji ashtu edhe në stërvitje. Kjo njësi pritet të inagurohet javën e ardhshme nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Reparti i Neutralizimit të Elementit të Armatosur, shkurt RENEA,  janë forcat më elitare te Policisë së Shtetit dhe ka në vetvete punonjësit e policisë më të përgatitur. Reparti është i përbërë nga ndërhyrës, snajper, alpinistë, zhytës, një njësi e vogël Kinofile dhe Logjistike. Kjo njësi e re pritet që të rrisë Rolin e RENEA-s dhe ta aftësojë më tepër këtë repart elitë në ndërhyrjet ndaj elementëve të rrezikshëm kriminalë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here