Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka përshëndetur sot qytetarët nga Vendi i Mirë i Teqesë së Vjetër të Ballëm Sulltanit. Në veçanti, Meta ka përshëndetur besimtarët bektashinj që përgatiten për pelegrinazhin e tyre në malin e Tomorrit.
“Mirëmëngjes të dashur miq!- shkruan Presidenti në Fb. – Nga Vendi i Mirë i Teqesë së vjetër të Ballëm Sulltanit, në Ballenjë të Martaneshit, një monument unik, jo vetëm besimi e kulturor, por edhe natyror, ju uroj një javë të mbarë, në paqe dhe në harmoni! Urimet më mira për besimtarët bektashinj dhe të gjithë shqiptarët, të cilët këtë javë nisin pelegrinazhin e tyre në malin e shenjtë të Tomorrit!”